Shkëndija me trajner të ri

Qatip Osmani është prezantuar zyrtarisht si trajner i ri i KF Shkëndijës.

Ai është shprehur i lumtur për rikthimin e tij në klubin ku edhe e ka nisur karrierën si futbollist dhe më pas edhe si trajner. Osmani falënderoi klubin dhe familjen Destani që i dhanë besimin që të udhëheq Shkëndijën.

Trajneri I ri I kuqezinjve bëri të ditur se Shkëndija përgatitjet I ka filluar nga sot, kurse nga 10 qershori do të udhëtojnë për në Slloveni, ku planifikohen tre loja miqësore. Me 22 qershor është planifikuar kthimi në Tetovë dhe përgatitja për ndeshjen e Europa ligës./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu