Shkolla e mjekësisë në New York eliminon tarifat e shkollimit pas donacionit 1 miliard dollarësh

Një shkollë e mjekësisë në New York City ka vendosur t’u ofrojë shkollim falas për studentët, pas një donacioni prej 1 miliard dollarësh nga e vetja 93-vjeçare e një investuesi të madh të “Wall Streetit”, raporton “BBC”.

Donacioni për Kolegjin e Mjekësisë “Albert Einstein” erdhi nga Dr. Ruth Gottesman, ish-profesoreshë në shkollën në Bronks.

Është një nga donacionet më të mëdha të bëra ndonjëherë për një shkollë në SHBA dhe është më e madhja e bërë për një shkollë mjekësore.

Bronks është bashkia më e afër e New York Cityt.

Në deklaratë, dekani i Universitetit, Yaron Yomer, ka thënë se “kjo dhuratë transformuese, do ta revolucionarizojë rrënjësisht aftësinë për të vazhduar të tërhiqen studentët”.

Shkollimi në këtë shkollë kushton rreth 59 mijë dollarë çdo vit, duke i lënë studentët me borxhe të konsiderueshme.

Thuhet se studentët aktual katërvjeçarë do të rimbursohen për shkollimin e tyre të pranverës së vitit 2024. Nga sgushti, gjithë studentët do të përfitojnë shkollim falas.

Në një intervistë për “The New York Times”, Gottesman, ka thënë se “donte të financonte studentët në Einsten që të kenë shkollim falas’.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu