Shkolla fillore “Naim Frashëri”, përvjetori dhe kujtimet

Duke u nisur nga fakti se gjurmët e një kohe ngelin të paharuara vetëm nëse për ato arrijmë të shkruajmë diçka.Të fillosh të shkruash për shkollën ku more mësimet e para është një ndjenjë e papërshkrueshme, të kthen shumë vite para, të kujtohen kujtimet e fëmijërisë, kujtimet e klasës së parë, mësuesja e parë dhe gjithë ata arsimtarë që kishe fatin ti kishe.
Pikërisht këtë ditë shkolla fillore ‘’Naim Frashëri’’, Tetovë feston patronatin e saj të 47-të.                       Në qenien time u gjallëruan një mori kujtimesh rreth kësaj shkolle.Më kujtohet koha kur fillova klasën e parë  me plot emocione të çuditshme që nuk i kisha përjetuar më parë.Po nisja rrugën e dijes, një rrugë që e dëshiroja në çdo ëndërr dhe dëshirën time.Për çdo fëmijë rruga e gjatë e diturisë është frymëmarrje dhe pasion .E ndjeva që ditën e parë se nuk e kisha të vështirë të qëndroja e vetme . Shumë mirë i  kuptoj vogëlushët që për herë të parë, hyjnë në rrugën e bukur e të pafund të diturisë; ata që janë shpresa, krenaria dhe dashuria e prindërve dhe gjyshërve të tyre, por njëkohësisht, edhe e ardhmja e jonë ato të cilët e kanë më të vështirë të ndahen nga gjiri i familjes dhe e fillojnë një rrugëtim të ri i cili është i panjohur për to!

Më pëlqente shkolla, shoqet dhe  shokët e klasës i doja dhe i kërkoja  çdo ditë, e respektoja dhe e doja shumë mësuesen time të parë atë që m’i mësoi shkronjat mësuesen BEHIJE BEXHETI çdo fjalë e saj ishte ligj për mua , më pas adhuroja dhe respektoja idhullin tim kujdestarin e klasës arsimtarin MIFTAR ABDIUN zbatoja çdo këshillë të tij,më pas  kujdestaren e klasës për dy vitet e fundit të shkollës fillore  arsimtaren e kimisë HANIFE AHMEDI e respektoja shumë. Të gjithë shokët e shoqet e klasës kishim shumë respekt për arsimtarët tanë, ai respekt do jetë gjithmonë.

Çdo ditë e më shumë që kaloja pranë arsimtarëve të mi më lindte dëshira t’u ngjaj në fjalë, në veprime e sjellje.
Asnjëherë në jetë nuk mundesh t’i harosh arsimtarët që të dhanë dije: matematika e arsimtarit Nezir, biologjia e arsimtares Suzanë dhe arsimtares Bajrame, anglishtja e arsimtares Leonorë,historia e arsimtarit Ilir dhe arsimtares Senija  , kimia e arsimtares Hanife , fizika e arsimtares Xhemile, edukata fizike e arsimtarit Izedin , gjeografia e arsimtarit Jusuf.
Arsimtarëve të mij u jam mirënjohëse çdo ditë ata janë shumë e nuk mundem t’i përmendi gjithë në një shkrim por ata janë dhe do të jenë gjithmonë me mua pra në kujtesën time, në përditshmërinë time.

Ndonëse ndonjëherë faqet  e jetës vit pas viti ndodh të pluhurosen nga koha , mjafton vetëm një fllad i lehtë ajri dhe dalëngadalë pluhuri tretet.Teksa tretet , personazhet që kanë thurrur rreshtat e jetës sonë me një lexim të rrjedhshëm e shfletim hap pas hapi të faqeve, varg më varg , rresht më rresht, shkronjë për shkronje gjallërojnë personazhet e kësaj shkolle personazhet që ishin dhe janë në jetën time për mua janë ‘’njerëzit e pavdekshëm’’ e ata janë njerëz të arsimuar e me kontribute e ata janë arsimtarët e mi pra arsimtarët e kësaj shkolle.
Dhe unë marr një shtysë të shpluhuroj të kaluarën time në këtë shkollë , thesarin e nostalgjisë, të kujtimeve më të ëmbla  dhe më rruzulluese të fëmijërisë, të adoleshencës e pas tyre çdo çast e moment të ditëve të lëna pas në rrjedhën e së shkuarës…që pasqyrohet në kornizën e së tashmes.Kur shikoj mozaikun e krijuar nga këto çaste të njëpasnjëshme  të çdo viti të jetës sime , më duket se është formuar nga gurëza të shndritshëm e verbues, ishte kohë e bukur pra ishte kohë fëmijërie e adoleshence, copëzat më të bukura të jetës .
Mësuesit tanë bënë shumë për ne tani është koha që të tregojmë ne veten tonë. Vetëm me punë serioze, me dashuri për dije e shkencë dhe vendosmëri në garën edhe me të tjerë, për t’u ngjitur majave më të larta të suksesit por atyre sukseseve që vijnë me etje për dije.

Respekt, dashuri,lavdi mësuesve që nuk jetojnë më, që nuk e kemi mundësinë t’i takojmë edhe njëherë të paktën!

Për ata  mësues që e kanë kryer misionin qofshin të lumtur deri në fund të jetës ata dhanë shumë mund gjatë gjithë jetës!

Mësuesit që sot janë në krye të kësaj detyre, mësuesit e rinj sot ‘’stafeta e dijes’’ është tek  ju të nderuar, duhet ta dërgoni gjithmonë sa më para!
Gëzuar Patronatin e shkollës!
Gëzuar ditëlindjen e poetit Naim Frashëri!

Me shumë respekt për të gjithë ju të nderuar!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu