Shkollën e Mesme “Pero Nakov” në Kumanovë bëhet me sallë sporti (FOTO)

Shkolla e mesme ekonomike “Pero Nakov” në Kumanovë më në fund do të ketë një sallë të sportit. Ministri i arsimit dhe shkencës, Pishtar Lutfiu ishte prezent me rastin e gurëthemelit për këtë sallë, ndërsa nga Kumanova theksoi se arsimi si proces është esenca e progresit të një shoqërie dhe ka impakt të drejtpërdrejtë në funksionimin, ngritjen, avancimin dhe mirëqenien e një vendi, njofton InfoShqip.

Kjo sallë është pjesë e projektit për ndërtimin dhe pajisjen e 145 sallave sportive në shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë.

Salla sportive do të ketë një sipërfaqe prej 650 m2 ndërsa projekti për ndërtimin e saj kap vlerën e 24 milion denarëve. Ajo do të ketë pajisje sportive, garderobë, tualete dhe dushe./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu