Shkreli po humbet garën në Michigan

Kandidatja shqiptare për Kongres, Suzana Shkreli po humbet garën për qarkun e 8-të të Michiganit.
Kur janë numëruar 25% e votave në këtë qark, Shkreli ka 41,150 vota apo 31.3%, kurse kundërkandidati i saj ka 84,021 apo 64.5% të votave.

(02:29) – Dalin rezultatet e para për zonën ku po garon kandidatja me origjinë shqiptare

Rezultatet e para të publikuara nga agjencia e lajmeve Associated Press për qarkun e 8-të të Michiganit për Kongres nuk duken mirë për Suzana Shkrelin.

Kandidatja me origjinë shqiptare, sipas këtyre të dhënave të para ka vetëm 30 % të votave të numëruara, ndërsa kundërkandidati i saj, Mike Bishop ka mbi 60 %, transmeton Express.

AP ka raportuar se 1 % e votave janë numëruar deri më tash.

Shkreli ka kandiduar me Partinë Demokrate, ndërsa gjatë fushatës ajo e kishte marrë përkrahjen edhe të presidentit amerikan, Barack Obama. /Express

 


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu