Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër N.S (23) nga Shkupi për shkak të dyshimeve për vepër penale “armëmbajtje pa leje, përpunim, ndërmjetësim dhe tregti me armë ose materiale shpërthyese”.
Të hënën rreth orës 01:30 në bulevardin “Ilinden”, në afërsi të një pompe karburantësh, nga ana e zyrtarëve policor është vërejtur një pushkë automatike në ulësen e përparme në një veturë “Wolgsvagen Golf” me tagra të Shkupit, e cila ishte e drejtuar nga i akuzuaari.
Pas kontrollit të veturës nga policia, është gjetur një pushkë automatike e kalibrit 7,62 mm me 25 plumba të kalibrit 7,62 mm.
Pas arrestimit i akuzuari është dërguar te gjykatësi i cili i ka caktuar masë paraburgimi prej 30 ditës.