Në Shkup, me moton “Drita e Gonxhes”, shënohet 113 vjetori i lindjes dhe 26 vjetori i vdekjes së Nënës Terezës.
Hapja solemne nisi me promovimin e revistës “Drita e Gonxhes”.
“Zemra e madhe e një gruaje të vogël dha dashuri pa fund për njerëzimin” – u tha në hapje të manifestimit kulturor tashmë tradicional të Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.
Min 01:51 “Në jetën dhe veprën e Nënë Terezë si vlerë qëndrore e cila shihet në aktivitetin e saj dhe në hapërimet e saja është dashuria për perendin dhe dashura ndaj njëri-tjetrit pa marë parasyshë fenë,kombin, klasën dhe racën” – tha Naser Curri, drejtor i shtëpisë përkujtimore Nënë Tereza-Shkup.
Rektori i universitetit Nënë Tereza tha se përmes ekspozitës ka sjelluar veprat e mëdha të Nënë Terezës.
“Ajo që kam bërë unë është një punë artistike dhe jam munduar që veprat e Nënë Terezë përmes mozaikut përmes gurrit ta shpreh madhështin, forcën dhe kontributin e Nënë Terezë dhe jam munduar ta paraqes Nënë Terezën nga Shkupi deri në Kankun me gjitha hapat e saja” – tha Izet Zeqiri.
Në manifestim morri pjesë edhe Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja dhe shumë profesorë të tjerë të arteve.
Muzeu i Nënë Terezës mbetet ndër muzetë më të vizituar në vendin tonë, ku siç përmendi Curri, brenda vitit regjistrohen nga 80 deri 100 mijë vizitorë.