Shkupi, Manastiri dhe Kërçova i janë bashkangjitur Velesit për anulimin e festimit të Vitit të Ri në qendrat e qytetit dhe vendosën që mjetet e parapara t’i dhurojnë për qëllime humanitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Anulimi i parë erdhi nga Qyteti i Shkupit, të cilët njoftuan se burimet prej 2 milionë denarë do të dhurohen për qëllime sociale. Ndërsa para dy ditëve ishte paralajmëruar se të pranishmit në qendrën e qytetit do t’i argëtojë Karolina Goçeva, Mile Kizmanovski dhe Adrian Gaxha.
Vendimi për anulimin e festimit ngjalli reagim të madh në opinion dhe menaxheri i “Avalon” në profilin e tij në Facebook njoftuan se do të ngrisin padi kundër Bashkisë së Shkupit dhe do të kërkojnë që t’i paguajë gjithë harxhimet.
Ndryshe komunat që kanë paralajmëruar festë në natën e Viti të Ri janë: Komuna Qendër në Shkup, Komuna e Prilepit dhe e Ohrit./Telegrafi/