Sot në ora 17:00 është paralajmëruar protestë në Shkup, nga e ashtuquajtura Shoqatë patriotike maqedonase “Tvrdokorni”. Ata kanë caktuar protestë për shkak të paralajmërimeve për formim të qeverisë mes LSDM-së dhe partive shqiptare, shkruan Gazeta Lajm. Mediumet kanë raportuar se prapa kësaj proteste qëndron edhe VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit, mirëpo kjo parti ka demantuar këto pohime. Këto protesta zakonisht përcillen me brohoritje dhe deklarata antishqiptare.