Agjencia për fluturime civile po vepron për rastin e paraqitur nga M-NAV për shmangien e përplasjes së dy avionëve mbi Shkup më 7 shtator, konfirmuan nga ky institucion. Komiteti për hetim të aksidenteve ajrore dhe incidenteve serioze paralajmëroi se të hënën do të hyjnë në M-NAV për të dëgjuar bisedat e kontrollorëve të fluturimeve me pilotët, të shikojnë incizimet, ndërsa do të bisedojnë edhe me pilotët.
Siç publikoi paraprakisht portali SDK.MK duke u thirrur në faqen për ndjekjen e fluturimeve “Flightradar24”, aeroplanët e Turkish airline dhe Sanekspres për pak sa nuk janë përplasur në qiell mbi Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit. Njëri aeroplan ka qenë i linjës Madridi-Stamboll, ndërsa tjetri nga aeroporti bregdetar turk Dallaman për Londër-Getvik.
Sipas Fligjtradar24, 30 sekonda para se aeroplanët të kalojnë pranë njëri-tjetrit kanë qenë në lartësi të njëjtë prej 36 mijë shkallë.