Një biznesmen në Kuçovë ka tentuar që ti vërë flakën vetes, ndërsa ai ishte ndaluar nga ana e policisë për shkaqe që ende janë të paqarta.
Shtetasi Spiro Suli, 48 vjeç, ka lyer trupin me benzinë duke qëndruar për 1 orë deri në çastin kur policia e ka lënë të lirë, edhe pse nuk ka pasur asnjë dokument të parregullt.
Kjo situatë ka precipituar pasi biznesmeni i pajisur me dokumenta të rregullta është ndaluar nga ana e policisë.
Mësohet se biznesmeni tregtonte prej vitesh, duke i pasur dokumentet në rregull. /albeu.com/