Shmangu aksidentin fatal, kompania ajrore shpërblen me 605 mijë dollarë pilotin

Një kompani ajrore kineze e shpërbleu pilotin e saj me 3 milionë yuan, afro 605 mijë dollarë, pasi arriti të shmangte një aksident fatal mes dy avionësh që mund të kishte vrarë 439 persona.

Piloti i Airbus A320 ishte duke u ulur në aeroportin i Shangait muajin e shkuar kur përpara tij, në pistë pa një Airbus A330, i cili të njëjtin moment po ulej gjithashtu.

Piloti i quajtur He Chao zgjodhi të rriste shpejtësinë dhe të fluturonte mbi avionin që kishte përpara, duke shmangur në mënyrë perfekte një përplasje kokë më kokë, në një kohë që dy avionët gjigantë u afruan 19 metra me njëri-tjetrin në pistën e aeroportit.(gazeta-Shqip.com)

piloti1


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu