Sy gjigandë dhe një bisht tepër i madh për një peshk normal. 19-vjeçari Oscar Lundahl gjatë peshkimit është habitur kur ka parë që në grepin e tij ra një peshk tjetër aspak i zakontë.
Ndërkohë që priste, Oscar thotë se ndjeu diçka vërtet të madhe që po tërhiqte grepin dhe reagoi menjëherë.
“Unë kisha katër grepa në një rresht dhe ndjeva diçka mjaft të madhe në fund të saj. M’u desh rreth 30 minuta për ta ngritur, sepse ishte i thellë 800 metra. Nuk kam parë diçka të tillë më parë. Duket shumë i çuditshëm, pak si dinosaur. Unë nuk e dija se çfarë lloji peshku ishte, por kolegu im ishte mëi informuar”, tha Oscar.
Duke mos dashur ta çojë dëm atë, ai tha që e mori peshkun në shtëpi dhe e skuqi. Megjithë pamjen etiaj të shëmtuar, ishte e shijshme. “Ishte paksa si merluc, por më i shijshëm,” tha ai.
Sipas ekspertëve në Norvegji ku u kap edhe peshku, bëhet fjalë për ‘ratfish’ një i ‘afërm’ me peshkaqenin dhe është rreth 300 milion vjet i vjetër si specie.
Emri i tyre latin Chimaeras Monstrosa Linnaeus rrjedh nga një përbindësh mitik grek me kokën e një luani dhe bishti të një dragoi.