Shoqata e të Burgosurve Politikë fton partitë shqiptare jashtëparlamentare për unifikim(FOTO)

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptar Shpëtim Pollozhani, pas mbëledhjes së mbajtur në Shkup nga kryesia e Shoqatës më 08.10.2016, bën publik vendimin e marrë nga kryesia e kësaj shoqate për unifikimin e partive shqiptare opozitare që nuk janë pjesë e parlamentit, transmeton InfoShqip.

Në mbledhje është diskutuar mbi nevojën e unifikimit të opozitës shqiptare, për ruajtjen e votë shqiptare duke marë parasysh votat e humbura në zgjedhjet e fundit të përgjithshme që i shkuan partisë më të madhe maqedonase.

Pollozhani fton kryetarët e partive opozitare shqiptare për takim në Shkup që nga data 09.10.2016 për tu prezantuar ofertën që më herët Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptar e ka biseduar me Lëvizjen BESA dhe Lr-PDSH. Në vijim mund të ndiqni të plotë deklaratën e z.Pollozhani./InfoShqip.com

untitled

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu