Mirela Ruko është aktivistja e “Lëvizjes për Universitetin” e cila ditën e sotme në Samitin e Studentëve të organizuar nga Ministria e Arsimit sulmoi ministren Lindita Nikolla në shenjë proteste për reformën në Arsimin e Lartë.
Ruko i hodhi ministres bojë mbi kokë. Pas ngjarjes, Mirela Ruko është shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr. 1 në Tiranë. Kjo është hera e dytë që aktivistë të tillë sulmojnë anëtarë të qeverisë. Rasti i parë që goditja me vezë e kryeministrit Rama.