Nesër Kuvendi i Maqedonisë pritet të shpërbëhet, për t’i hapur rrugën fillimit të fushatës zgjedhore.
Nisma është dorëzuar nga LSDM-ja, transmeton “Telegrafi Maqedoni”.
Megjithatë, OBRM-PDUKM-ja kushtëzon shpërndarjen me votimin paraprak të Buxhetit për vitin 2017, ndërsa opozita propozon që buxhetin ta sjellë qeveria e re, ndërkohë të zbatohet një financim i përkohshëm.
Gjithashtu, nesër do të diskutohet edhe për tepricën e votuesve në njësinë zgjedhore 6, për të cilën nuk është gjetur zgjidhje.
Edhe KSHZ-ja ka dërguar kërkesë zyrtare në Kuvend dhe në Ministrinë e drejtësië, por askush nuk ka reaguar deri tani. /albeu.com/