Shpërthen tym në autobusin e kompanisë Royal Travel duke u kthyer nga Greqia. Udhëtarët thyen dritarët për të shpëtuar

Ka shpërthyer tym në një autobus të kompanisë Royal Travel, duke u kthyer nga Greqia, aksidenti ka ndodhur në Veles, përcjell TV21.

Siç mëson TV21 personeli autobusit ka berë thirrje që të dilet nga autobusi por në atë moment nuk janë hapur dyert, për këtë arsye udhëtarët kanë thyer dritaret për të dalur nga autobusi. Pasi janë thyer dritaret më pas janë hapur dyert dhe kanë dalur udhëtarët.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar por vetem tek udhëtarët është shkaktuar panik dhe stres. Shumica e udhëtarëve ishin nën 18vjeç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu