Shpërthim në Prishtinë

Një shpërthim ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në Rrugën “Shaban Shala” në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, raporton “Zëri.info”.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës Agron Borovci tha për “Zëri.info” se dyshimet e para të policisë janë që mjeti shpërthyes ishte granatë dore.

“Dyshohet që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore dhe të jetë hedhur nga një person në drejtim të disa personave të tjerë pas një konflikti të çastit mes tyre”, tha Borovci.

Ndërkaq ai bëri të ditur se nga ky shpërthim ka vetëm dëme materiale dhe nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Në lidhje me këtë rast, Borovci njoftoi se policia ka arrestuar dy persona.

“Policia ka identifikuar disa nga personat që dyshohet të jenë involvuar në këtë ngjarje. Dy nga keta persona janë arrestuar nga ana e policise dhe ndaj tyre është iniciuar procedura hetimore”, tha Borovci.

Aktualisht policia po vazhdon me ndermarrjen e veorimeve te metejme hetimore me qellim sqarimin dhe ndriqimin e te gjitha rrethanave te rastit./Zëri/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu