Shpëtim Pollozhani: Mirënjohjen e Hashim Thaçit e refuzova në emër të varreve të dëshmorëve dhe veprimtarëve që i kanë mbuluar therrat

Shpëtim Pollozhani shkruan se e ka refuzuar që ta marr mirënjohjen nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton TetovaSot.

“Per Mirenjohjen si veprimtar me informoi Ambasada e Kosoves ne Shkup. Nuk mora pjese ne cerrmonine e ndarjes se Mirnjohjeve dhe as qe e mora mirnjohjen. Ka 101 shkaqe por une do ti permend vetem disa.

Zeri i familjeve te burgosurve, te persekutuarve dhe te diskriminuarve nuk me lejoi qe une te marr mirenjohje nga nje president, i cili eshte shkak i ketyre te keqijave. Shkaku tjeter eshte neperkembja e kundershtareve politike po nga ky President.

Dhenia e Mirenjohjeve per politikan te korruptuar, te cilet nje dite do ti pergjigjen gjyqit te popullit.

Dhenia e mirenjohjeve miqve personale dhe miqve te shokeve te Presidentit i vjen era fushate politike, sikurse qe e thote populli ti ma kruaj kurrizin mua, une do ta kruaj kurrizin ty.

Une jam i autorizuar te flas edhe ne emer te gjithe shqiptareve te burgosur per motive politike ne Fyrom.

Flas ne emer te tyre kunder dhenies se mirnjohjes perfaqesuesve politike shqiptare qe jane pjese e qeverise me vrastare te shqiptareve qe kur e mbaj mend une.

Mirnjohjen e refuzova ne emer te gjthe varreve te deshmoreve dhe veprimtareve qe i kane mbuluar ferrat.

Kam respekt per te gjithe krijuesit, deshmoret dhe veprimtaret, te cilet u nderuan, por ama nuk kam respekt per dhenie te mirenjohjes personazheve politik te deshtuar, te cilet nje dite do te denohen nga populli.

Ka nje thenie: kush lufton per mirenjohje as qe e meriton. Ai qe e meriton as qe ka nevoje per mirenjohje. U beme gazepi i botes duke luftuar qe te shperblehemi per cdo pune qe e kemi bere ne dobi te kombit. Dielli duhet ti ngrohe te gjithe. Rrofshin shqiptaret. Gezuar Dita e Alfabetit.”, shkroi Shpetim Pollozhani në llogarinë e tij në Facebook./TetovaSot


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu