Shpëtoi falë jastëkut, ja si flet e mbijetuara pas tërmetit

BBC ka raportuar rrëfimin e Maria Giannit, e cila i ka shpëtuar mrekullisht tërmetit që i mori jetën 40 viktimave mëngjesin e sotëm në Itali.

“Nga njëra anë ra muri por nuk më goditi, edhe pse kaloi fare pranë meje, shumë afër meje, dhe për fat të mirë nuk pësova gjë.

Më pas ishte radha e tavanit që ra mbi kokën time, por arrita të vendos një jastëk mbi kokë dhe nuk u godita, për fat të mirë”, ka thënë Gianni.

Numri i viktimave si pasojë e tërmetit sa vjen dhe rritet, ndërkohë që vazhdojnë ende kërkimet për gjetjen e njerëzve të tjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu