Shqipëria dhe Kosova kanë tendeca ruse dhe turke, Erdogani është hileqar

Bashkëpunimi më i madh i sigurisë me Shqipërinë dhe Kosovën do të shtojë arkitekturën ekzistuese të sigurisë së Evropës, dhe do të çojë përpara interesat strategjike amerikane. Shqiptarët janë proamerikan të palëkundur. Ata aspirojnë bashkëpunim më të afërt në sferën kulturore, tregtare dhe të sigurisë me SHBA-në. Shqipëria dhe Kosova do të mirëprisnin zgjerimin e bazave ushtarake të SHBA-së në territorin e tyre. Shqipëria dhe Kosova paraqesin tendencat më të rëndësishme në lidhje Rusinë dhe Turqinë. Realiteti është ky: Rusia është një kundërshtar strategjik; Turqia një aleat i pasigurt.

Vladimir Putin ka mospërñllje të rrezikshme për sistemin ndërkombëtar. Pas pushtimit ilegal të Krimesë, Putin kërcënoi pjesët e tjera të Ukrainës, si dhe Poloninë dhe shtetet baltike. Rusia sponsorizon partitë europiane të ekstremit të djathtë në një përpjekje Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka dalë të jetë hileqar. Erdogan është islamist dhe anti-amerikan.

Ai zbrazi mlleñn ndaj SHBAsë dhe shënjestroi “opozitarët” në vend. Erdogan burgosi ose shkarkoi 140.000 pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë, duke përfshirë gazetarët, gjyqtarët, kryetarët e bashkive, parlamentarët, si dhe mësimdhënësit që prej grushtit të dështuar të korrikut 2016. Turqia ka më shumë gazetarë në burg se çdo vend tjetër. Në përgjigje të këtij mjedisi të paqëndrueshëm dhe ndryshimeve të aleancave, SHBA-ja ka nevojë për një strategji të re të sigurisë. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009. Ajo aktualisht kontribuon me trupa dhe personel mjekësor për Forcën.

Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë në Afganistan. Shqipëria gjithashtu merr pjesë në operacionin “Përpjekja e Fuqishme”, operacioni detar i NATO-s kundër terrorizmit në Mesdhe. Shqipëria ka kontribuar me forcën për stabilizim në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ajo gjithashtu mbështeti operacionet paqeruajtëse në Kosovë, duke ofruar mbështetje për komandën logjistike e cila u bë selia ushtarake rajonale e NATO-s. Baza ajrore “Gjadër” në Shqipëri do të mundë të zgjerohet për të plotësuar objektivat e tjera të NATO-s.

Zgjatja e pistës dhe infrastruktura e përmirësuar do ta bëjë “Gjadrin” një aerodrom plotësisht të gatshëm për operacionet në Lindjen e Mesme apo për të mbrojtur anëtarët e NATO-s. Bashkëpunimi me Shqipërinë është shumëdimensional. SHBA-ja dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje strategjike partneriteti në vitin 2014. Integrimi i mëtejshëm në institucionet euroatlantike do ta bënte Shqipërinë një partner të fortë të Perëndimit në aspektin politik, të sigurisë dhe atë tregtar.

Prania e Amerikës në Evropën Juglindore gjithashtu iu shërben interesave strategjike. Kjo do të largojë Rusinë nga synimi për të kthyer shtetet e rrezikuara në shtete autoritare, apo ngritjen e bazave në Ballkanin Perëndimor. Ajo gjithashtu do të veprojë si një mburojë kundër eksportit të islamizmit të Turqisë. Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm (PED) është një element i rëndësishëm i marrëdhënieve amerikano-shqiptare. Si Shqipëria dhe Kosova janë shoqëri pluraliste me shumicë myslimane.

SHBA-ja mbështet udhëheqësit lokalë për riintegrimin e të kthyerve nga Siria dhe Iraku. Ajo gjithashtu ndihmon për të parandaluar radikalizmin e mëtejshëm të shoqërive të tyre. Përvoja e PED-it në Shqipëri dhe Kosovë mund të jetë një model për vendet e tjera. Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë.

Më shumë se çdo komb tjetër në Evropën Juglindore, shqiptarët kanë një përkushtim ndaj Shteteve të Bashkuara dhe një lidhje me amerikanët. Në qoftë se SHBA-ja është në kërkim të partnerëve në një botë gjithnjë e më komplekse, ajo mund të mbështetet te shqiptarët. Presidenti i zgjedhur, Donald J. Trump, e di vlerën e një portofoli të larmishëm. Shqipëria dhe Kosova janë asete të domosdoshme. Shqiptarët janë miq të besueshëm. (Z. Phillips është drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në institutin “Columbia University” për Studimin e të Drejtave të Njeriut. Ai shërbeu si këshilltar i lartë për Stabilitet Rajonal të Zyrës së Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane (1999-2001).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu