Shqipëria dëshiron që ta aplikojë masën e suksesshme të Qeverisë së Maqedonisë “TVSH-ja” ime që tanimë disa muaj po zbatohet për të luftuar ekonominë gri. Përmes kësaj mase qytetarët përfitojnë 5% nga 18% i TVSH-së që paguajnë.
Paralajmërimi për këtë është bërë nga ministrja e financave e Maqedonisë, Nina Angelovska e cila ka takuar homologen shqiptare Anila Denaj. Sipas saj, kjo është një praktikë e mirë dhe funksionale, andaj do të shfrytëzohet si shembull edhe nga vendet e tjera.