Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi shtetet e vetme në Evropë pa koronavirus, cila është arsyeja?

Shqipëria bashku me Kosovën dhe Malin e Zi janë tre shtetet e vetme në Evropë të cilat nuk janë prekur ende nga epidemia e koronavirusit.

Në hartën e përditësuar së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duket qartë se vetëm këto tre shtet ballkanike janë me ngjyrë gri që nënkupton se nuk ka ende asnjë person të infektuar nga virusi vdekjeprurës.

Institucionet përkatëse në vendin tonë deklarojnë se pavarësisht se ka pasur raste të dyshuarish, ata kanë rezultuar negativë dhe nuk ka asnjë të prekur, madje nga kjo janë habitur edhe ekspertët.

“Pse nuk ka ardhur koronavirusi ende në Shqipëri?”, është kjo pyetja që po bëjnë të gjithë.

Ende nuk mund të gjendet saktësisht një përgjigje për këtë, madje e bën edhe më misterioze kur dihet se kontaktet janë shumë të shpeshta me vendet e prekura dhe veçanërisht Italinë, që është vatra kryesore e virusit në Evropë.

Të gjithë fqinjët tanë, Greqia, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut kanë raportuar për 1 deri në 66 raste të koronavirusit.

Por ndërkohë që veriu i Italisë është futur i gjithi në karantinë, kompaninë ajrore që veprojnë në Shqipëri kanë filluar të anulojnë udhëtimet drejt vendit fqinj. Air Albania ka anuluar sot tre fluturime dhe nuk konfirmon nëse do të ketë nesër udhëtime drejt Italisë.

Turqia është një tjetër shtet nga ku nuk është raportuar ende asnjë rast i infektimit me koronavirus.

Në Evropë, pas Italisë me 5883 raste infektimi, vijnë Gjermania dhe Franca me nga 795 dhe 706 raste.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu