“Shqipëria mbi gjithçka”, urimet e veçanta të futbollistëve të kombëtares (FOTO)

Veç rezultatit pozitiv që duhet të arrijnë, ata kanë mbi supe edhe peshën e të bërit krenar të kombit të tyre. Futbollistët e ekipit tonë kombëtar në këtë ditë të Pavarësisë së Shqipërisë, kanë ndarë urimet e tyre për shqiptarët kudo ndodhen.

Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana ka zgjedhur të urojë përmes një fotoje mjaft domethënëse: Figura e heroit Gjergj Kastriot Skënderbeu në mesin e flamurit kuqezi me shqiponjën dykrenare.

cana-300x192

Kapiteni aktual, Ansi Agolli uron në Instagram duke shkruar: gëzuar! Shqipëria mbi Gjithçka.

aaaaa-300x141

Komentarori i ndeshjeve të futbollit, Dritan Shakohoxha në këtë ditë feste ndodhet në qytetin e Vlorës dhe ka zgjedhur të urojë Gëzuar përmes një fotoje, asaj të Ismail Qemalit teksa ngre flamurin në qytetin bregdetar duke shpallur pavarësinë.

Taulant Xhaka ka ndarë një video me miqtë e tij në Instagram ku uron mbarë shqiptarët GËZUAR!

“Shqiptarë kudo që ndodheni Gëzuar Ditën e Pavarësisë. Përzemërsisht Taulant Xhaka”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu