Shqipëria miraton marrëveshjet për Ballkanin Perëndimor: Hyn në fuqi identifikimi elektronik në dogana dhe tregu i lirë i punës

Qeveria shqiptare ka miratuar dy vendime që kanë të bëjnë me rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua marrëveshja në parim për implementimin e identifikimit elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor në dogana, si dhe për aksesin e lirë në tregun e punës në këtë rajon.

Ky vendim vjen tre ditë para takimit të radhës së kësaj iniciative, që do të mbahet në Tiranë në datat 20 dhe 21 dhjetor.

Kryeministri Edi Rama

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, PËR KUSHTET PËR AKSES TË LIRË NË TREGUN E PUNËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu