Shqipëria, për herë të parë në misionin e NATO-s në Egje për emigrantët

Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë një mision të NATO-s në detin Egje, në ndihmë të emigrantëve që tentojnë të vijnë në Europë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Në një konfernce të përbashkët për shtyp me homologen e saj holandeze, Jeanine Hennis- Plasschaert, znj. Kodheli u shpreh për një intensifikim të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes e Hollandës, Plasschaert tha se bota sot përballet me rreziqe serioze. “Ne duhet të luftojmë për prosperitetin tonë, sigurinë tonë, lirinë tonë çdo ditë”, tha ministrja hollandeze, transmeton TCH.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu