TikTok do të mbyllet në Shqipëri brenda datës 13 mars 2025, pas një vendimi të autoriteteve të sigurisë kibernetike.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka urdhëruar kompanitë e internetit që të ndërmarrin masa për bllokimin e aksesit në aplikacionin TikTok dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar.
Sipas urdhrit të AKSK-së, do të realizohen veprime të tilla si:
Bllokimi i IP-ve të TikTok në Shqipëri
Bllokimi i DNS-ve të TikTok
Bllokimi i Server Name Indications (SNI) të TikTok
Bllokimi i IP-ve të kompanisë ByteDance, pronar i TikTok
Vendimi për mbylljen e TikTok ka ardhur pas një konsultimi publik të realizuar në dhjetor 2024, si pasojë e një ngjarje tragjike që ndodhi në shkurt të 2025. Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, për shkak të një sherri të nisur në rrjetet sociale, ka nxitur shqetësime të mëdha për sigurinë e përdoruesve të rinj të platformës.
Vendimi u mbështet në bazën ligjore të miratuar nga Këshilli i Ministrave më 6 mars 2025 dhe është një masë për të mbrojtur përdoruesit nga përmbajtje të dëmshme ose të paligjshme. Autoritetet kërkojnë që çdo operator i shërbimeve të internetit të konfirmojë brenda datës 13 mars se kanë zbatuar bllokimin e TikTok.