Shqipëria do ta ndihmojë FSK’në të bëhet Ushtri

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli ka thënë se do ta përkrahin Forcën e Sigurisë së Kosovës për t’u bërë ushtri.
Këto komente Kodheli i ka bërë gjatë një vizite që i ka bërë FSK’së, ku është takuar me Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli .

Ajo pas takimit me Demollin ka thënë se Shqipëria e mbështet shndërrimin e Forcës së Sigurisë në atë të armatosur,

“Ndihma jonë nuk do të mungojë në shndërrimin e FSK-së, në ushtri të Kosovës”.

Demolli dhe Kodheli poashtu kanë biseduar edhe për çështjen e integrimeve euroatlantike.


1 Koment

  1. Kjo zonja Kodheli paska premtuar, sot në Prishtinë, se do ta ndihmoj shndërrimin e FSK në Ushtri e Kosovës. Faleminderit! Na e ka heqë në brengë të madhe, pasi të gjithë e dimë, se e ka bërë fetë me Ushtrinë Shqiptare! Për ata që nuk besojnë, mjafton krahasimi USH, vetëm me njërën prej ushtrive në fqinjësi, me atë maqedonse apo malazeze!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu