Në një parashikim të motit për Shqipërinë nga “meteo.it” raportohet se vendi ynë do të preket nga reshje të dendura shiu ku edhe era do të ndikojë në përkeqësimin e situatës. Ndërkohë pas orës 18:00 reshjet e shiut pritet të kenë një densitet më të madh dhe do të vazhdojnë edhe gjatë natës me një ritëm të lartë.
Gjatë 24 deri në 36 orëve në vazhdim nuk pritet ndonjë përmirësim i reshjeve të cilat do të vazhdojnë të kenë të njëjtin intensitet.
Ministria e Brendshme ka bërë thirrje të vazhdueshme që qytetarët të shmangin daljet e panevojshme dhe ka aprovuar gjithashtu edhe anulimin e shkollave ku u ka bërë thirrje administratës së tyre që të mos lejojnë daljen e nxënësve nga ambientet e shkollave me këmbë por, t’i shoqërojnë me automjete./Citynews