Shqiptarë, çka jeni duke pritur, hiqni prapashtesat sllave “Ovski”, Ov” dhe “Viç”!

Nga: Abdulla Memeti

“VETËDIJA E NIVELIT “OVSKI”, OV” DHE “VIÇ” NUK I SHËRBEN INTERESIT KOMBËTAR”

“Është tepër e çuditshme dhe e dhimbshme që ende ka shqiptarë, në Maqedoni dhe vise të tjera, të cilët nuk janë në gjendje, apo nuk duan t’i heqin prapashtesat sllave “ovski”, “ov” dhe “viç” nga mbiemrat e tyre, kur kjo e drejtë i garantohet me ligj çdo qytetari, kurse procedura është tepër e lehtë dhe e thjeshtë, madje edhe për ndërrimin e plotë të emrit personal dhe mbiemrit, jo më për heqjen e një prapashtese të imponuar nga regjimet e huaja të mëhershme.

Asnjë populli nuk i zbret liria nga qielli, por ajo lëshon rrënjë dhe rritet mes njerëzve që e duan, e kërkojnë dhe përpiqen për ta fituar atë.

Çështja e emrit dhe mbiemrit është shumë personale, megjithatë, duhet t’ua përkujtojmë disa individëve se dalin tepër të dobët dhe laramanë kur bërtasin për të drejta kombëtare, madje edhe për bashkim kombëtar, ndërsa shtiren sikur nuk e kuptojnë se ato nuk arrihen me shenja dalluese dhe mentalitet të huaj sllav, grek e turk, por me vetëdije politike, pjekuri dhe ndërgjegjësim të plotë kombëtar.”– shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu