Shqiptarët as 5 % në kompanitë private T-Mobile, EVN, One-Vip dhe në banka

Shqiptarët nuk janë as 5 për qind të punësuar në kompanitë e njohur publike, por edhe në sektorin bankar, informon INA. Kjo përqindje është skandaloze dhe se bëhet e ditur sipas një hulumtimi të bërë në bazë të dhënave jozyrtare të siguruara nga këto kompani.

Përqindja më e keqe është në T-Mobile dhe One-Vip ku përqindja nuk mbërrinë as 3 për qind, ndërsa përqindje më e lartë është në EVN Maqedoni. Po ashtu niveli i ulët është edhe në sistemin bankar, gjegjësisht në të gjitha bankat e vendit. Disa prej bankave si UniBank, Komercijalna, Ohridska Banka dhe Sparkasse bank kanë vetëm përfaqësim tejet simbolik të shqiptarëve, ndërsa në disa filiale të tyre nuk ka as edhe një shqiptarë. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu