”Shqiptarët e kanë Shqipërinë, e fituan Kosovën, mos vallë duhet t’ua japim edhe Maqedoninë”

Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) apelon deri te LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja që të arrijnë një marrëveshje pajtimi dhe bashkimi gjithmaqedonas, përballë Platformës shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

KBM-ja konsideron se Platforma shqiptare paraqet ultimatum për ridefinim të rendit kushtetues dhe të shtetit, duke theksuar se LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja kanë përgjegjësi historike para kombit, shtetit dhe historisë.

Sipas tyre, këto dy parti duhet të hedhin poshtë përzierjen në punët e brendshme të vendit nga ana e ambasadave të huaja dhe qeverive, përfshirë arbitrazhin ndërkombëtar për zgjidhje të problemeve brendashtetërore.

KBM-ja thotë se shqiptarët e kanë Shqipërinë, e fituan edhe Kosovë, ndërkaq pyet nëse do të duhet që ta marrin edhe Maqedoninë, duke shtuar se askush nuk i mohon shqiptarët dhe as kulturën e tyre në Maqedoni dhe se i kanë të gjitha të drejtat që u takojnë.

Kongresi u drejtohet këtyre partive edhe me një kërkesë dhjetëpikëshe, që përfshinë ndërprerjen e bisedimeve për emrin, marrëveshje fqinjësie të mirë me Shqipërinë e deri te anëtarësimi në NATO./Telegrafi/


1 Koment

  1. po shkah po e fitum shka naj keni mar me zor ju sllavt dhe na keni mit —-ju slllavt jeni smuje kece juve vet dot me ju mit se por ndrish ska as xhe tjetr —po ala se kem fitu sa ta keni ametin manojin e shum do lop muta jeni te fort ju se keni putinin po ishallla vjen si gjorgj bushi na jep dhe shiprin natiralle te shejt si kishen n kohen xhafer deves ajo asht shiprija jon o shkah ti e din shum mir se si dot jet —-ah skh ti sit doket kec shko n rumuni ose n ukrahin rusi se ati s ke ven rrrnof shiprija madhe klm

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu