Për shkak të mospasjes shtetësi Shajini gjithë jetën jeton në një botë të izoluar, edhe pse ka lindur edhe jeton në Gostivar ai nuk ka të drejtë të sigurimit shëndetësorë, punësim, ndihmë sociale e as më pak mundësi që të lëshojë qytetin.
Fati i Shajinit sipas vlerësimit nga organizatat joqeveritare e ndajnë edhe 5 mijë persona tjerë në Maqedoni, theksojnë se edhe në librin amë nuk janë regjistruar edhe mbi 3 gjenerata.
Nga organizata joqeveritare Hëna thonë se tash ekziston një botëkuptim ndryshe për këto të cilët duan që të nxjerin shtetësi por këtë të drejtë nuk mund të realizojnë sepse prindërit e tyre nuk kanë asnjë lloj dokumenti, më tej mendojnë se problemi nuk mund të zgjidhetmenjëherë por që secili rast duhet të shihet një nga një, me qëllim disa organizata tashmë kanë nisur të realizojnë disa projekte lidhur me këtë problematikë.
Nga ministria e punës dhe politikës sociale kanë bërë të ditur se punojnë në zgjidhjen e këtij problemi e sipas tyre fillimisht duhet të bëhen ndryshime ligjore dhe të vendoset një regjistër për këto qytetarë. Në ndërkohë që Shajini nuk sheh shpresë për nxjerje të shtetësisë dokument që e kërkon tash e dy dekada, kërkon që shteti ku ka lindur nëse nuk e dëshiron si banor të paktën të dëbojë atë në cilin do vend tjetër.