Nga: Urim Salihu
Heren e pare Zaevin shqiptaret e mbeshteten me mijera vota duke e sjelle ne krye te qeverise.Me referendumin ishte si ishte , shqiptaret e shpetuan ate politikisht sepse pa votat shqiptare ky referendum do pesonte fiasko.
Ne procesin tjeter duhet te kete kujdes se cfare pazaresh mund te beje ai me liderin opozitare Mickovskin sepse edhe ai tenton te shpetoje veten.Te votoje ndryshimet kushtetuese ai duhet te theje besimin e elektoratit te vet dhe aty do nis fundi i tij.Te kerkoje zgjedhje te reja ai eshte i bindur se do ta pesoje si ne zgjedhjet lokale.Pra hipotetikisht thene duhet qe partite shqiptare te jene unike ne kete proces te nderlikuar qe vjen pas ketij referendumi qe ne perballje kane dy pale maqedonase per momentin me qendrime te kunderta por historia apo me mire e kaluara ka treguar se kur vjen ne pyetje interesi shteterore i tyre ata kane vijen e kuqe dhe dijne te bejne unitet.
Edhe nese nuk ndodhin keto, Zaev tashme e ka per detyre morale duke u shpetuar politikisht nga shqiptaret sepse ai pas ores 19 te se dieles se referendumit do ishte i detyruar te jep doreheqje, pra te beje me shume per keta te fundit qe kane filluar ta pranojne si nje kryeminister ndryshe.Shqiptaret tashme kerkojne me shume drejtesi, dinjitet, mireqenie sociale, me shume te drejta qe u takojne dhe me shume te perfaqesuar ne secilin institucion.