Shqiptarët “pushtojnë” Spanjën, në krye të trafikut të kokainës nga Kolumbia

Aktiviteti i trafikantëve shqiptarë është intensifikuar në Spanjë, aq sa këto grupe janë kthyer dominuese në këtë vend. Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptarët tashmë kontrollojnë një pjesë të mirë të trafikut të kokainës që vjen nga Kolumbia.

Pak ditë më parë policia sekuestroi një ton kokainë të pastër dhe arrestoi pesë persona, mes tyre dhe krerët e grupit, shqiptarët Arjan Ndoci dhe Julian Deblini. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 1.5 milionë euro cash.

Sipas mediave spanjoll, ajo ishte vetëm një prej shumë ngarkesave që sjellin shqiptarët. Të tjera grupe të fuqishme operojnë duke sjellë drogën përmes kontejnerëve.

Janë identifikuar pesë porte që përdoren më shumë nga shqiptarët. Pika kryesore është porti i Cadizit, e më pas portet e Valencias, Barcelonës, Bilbaos dhe Vigos.

Në Kolumbi kokaina blihet për një çmim prej vetëm, 1200-1700 eurosh për kilogramë ndërkohë në tregun evropian çmimi shkon deri në 50 mijë euro kur lënda narkotike është e pastër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu