Shqiptarët që synojnë majat, kush janë 4 të rinjtë që kandidojnë për deputetë në parlamentin italian?

Më 4 mars do të mbahen zgjedhjet për rinovimin e parlamentit italian.

Në fushatën elektorale të të gjitha partive, janë edhe 4 kandidatë shqiptarë.

Ata janë Bruna Kola Mece, Emiliano Biraku, Anita Likmeta dhe Elona Gaxha.

Mece është kandidate e një partie të sapoformuar nga fraksionistët e Partisë Demokratike Italiane në Bergamo.

Biraku është kandidat i PD-së në Romë, partinë e Matteo Renzit.

Likmeta është me origjinë nga Rrubjeka e Durrësit. Gazetarja është kandidate e partisë 10 Volte Meglio, një lëvizje e re politike.

Gaxha kandidon për Plus Europa, partia e Emma Boninos, e njohur për çështjen e Kosovës në vitin 1999.

Kandidatët shqiptarë për deputetë:

Bruna Kola Mece

Emiliano Biraku

Anita Likmeta

Elona Gaxha


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu