Një shqiptar është bërë personazh i një aksioni policor në Itali.
Ai mësohet se ka thyer postobllokut dhe është vënë në dnjekje nga Policia derisa i ka shpërthyer makina.
Shqiptari, 26 vjec identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, rezident në Bergamasko, u kap nga policia në Bergamo. Ndërkohë, përveç faktit që ishte i dehur, shqiptari nuk kishte as leje drejtimi për mjetin.
Gjithcka nisi kur shqiptari nuk iu bind urdhrit per ndalim para pikës së kontrollit, ndërsa shtypi fort pedalen e gazit dhe tentoi të arratisej.
Me shpejtësi të çmendur, ai përplasi patrullën e policisë, dhe për pasojë dy efektivë u plagosën, ndërkohë që mjeti i tij nis të marrë flakë.
Pasi iu nënshtrua testit, rezultoi se të riu kishte tri herë më të lartë se norma e lejuar nivelin e alkoolit në gjak tri. Ndërkohë, shqiptari tashme ndodhet pas hekurave në pritje të masës së sigurisë.