Shqiptari dorëzon uniformën e MPB , Dua ti them mjaft robërisë !

Edhe policët ikin nga dëshpërimi .Një pjesëtar I policisë së Maqedonisë, pas 14 viteve shërbim, i dëshpëruar nga situata politike, anashkalimi i sistemit të vlerave, mungesa e ardhmërisë, ka vendosur të largohet nga vendlindja e tij. Ky me siguri nuk është rast i parë, por Idriz Dervishi nga Bogovina vendosi që dëshpërimin e tij ta vendos në profilin e tij të facebook-ut. Më posht mund të lexoni qasjen e tij.

ÇDO FILLIM KA PËRFUNDIM Ka gjëra që zdo dij si do përfundojn,por gjithmon do i kujtoj si kanë filluar,jetojmë në një kohë ku njeriu i ndershëm,atëdhe dashës shikohet si i prapambetur,e ai i degjeneruari,hedepsëzi si i civilizuar,jetojmë në kaos pa ideologji,pa kritere,i vetmi qellim pushteti,ëndërojm dit të lumtura me njerez të gabuar të cilët ala pa mbaruar “fillojn” për të bërë armiq nuk ka nevoj të shpallësh luft,mjafton te thush të vërtetën. Miq,shok e ju koleg te mi pas 14 vite si pjestar i MPB-s, si 10-të koleg para meje nga sot nuk jam më pjes e MPB-s u desh të ndërpres rugën dhe të kthehem aqje ku kam filluar për shkaqe ekonomike dhe mos pajtim i imi me këtë sistem te çuditshëm që nuk i dihet ku e ka koken e ku këmbet,në aspekt moral dhe njerzor publikisht ju kërkoj falje e në vençanti juve kolegë të mi spse kemi pas kundërshtime në mendime dhe në ideologji,nga une jeni te falur. Falemenderit të gjithëve zoti ju çliroft nga robëria e këti sistemi./Tetova1/

14961377_1135588883163192_236447463_n


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu