Shqiptari që po lë pa koment anglezët

Roko Vata po rezulton një transferim i qëlluar te Watford. Dje shënoi një supergol, që nuk ishte i pari nga jashtë zone për 19-vjeçarin me klubin anglez.

Dhe pse skuadra e tij humbi 1:2 përballë Preston, Vata tregoi aftësitë e tij.

Sulmuesi shqiptar shënoi një supergol në minutën e 90-të, ndërsa nuk kishte mbetur shumë kohë për të shmangur humbjen.

Sfida ishte e vlefshme për javën e 28-të në Championship.

Faqja e kampionatit anglez mbetet pa koment me talentin shqiptar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu