Partia e Skënder Salihit (MSG) nuk ndalet, për çdo vit po rritet në karrierë dhe po zë pozita të larta, si në kantonin e Gjenevës, ashtu edhe në Bernë.
Në lidhje me zgjedhjet komunale të 2025, Skënder Salihi, në një bisedë për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch tregohet optimist, se viti i ardhshëm do të ketë suksese edhe më të mëdha, si për qytetarët zviceranë, po ashtu edhe për komunitetin shqiptar në kantonin e Gjenevës, numri i të cilëve është rreth 30.000.
Gara për Këshillin Administrativ tashmë vetëm ka filluar. Tashmë është radha e deputetit Skender Salihi të shpallë kandidaturën për partinë e tij, MCG. Skender Salihi (36-vjeçar), baba shembullor, punon për policinë kantonane.
Jo vetëm kaq. Skender Salihi nga partia MCG synon Bashkinë e Gjenevës. Ai fokusohet në çështjet e sigurisë dhe ekonomisë. Deputeti shpalli kandidaturën për partinë e tij.
Skender Salihi duke folur për sukseset e tij dhe për integrimin e shqiptarëve në kantonin e Gjenevës, për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch deklaroi: “Po, jam polic dhe deputet në Këshillin e Madh të Gjenevës. Megjithatë, kam edhe detyra të tjera në përvojën time. Gjej kohë për secilën nga misionet e mia, sepse i kryej të gjitha me përkushtim. Jemi katër deputetë me origjinë kosovare. Jam krenar që u zgjodha dhe falënderoj komunitetin për mbështetjen e tij. Roli im si deputet është të vendos ligje dhe/ose t’i ndryshoj ato. Doja të thosha se i detyrohem komunitetit për një pjesë të madhe të suksesit tim dhe unë angazhohem të mbështesim komuinitetin tonë shqiptar në Zvicër.
Skender Salihi, përveç si polic dhe deputet në Këshillin e Madh në Kantonin e Gjenevës, njihet edhe si humanitar dhe veprimtar i njohur, duke ndihmuar në integrimin e komunitetit shqiptar në Gjenevë dhe Zvicër. Ai ka ndihmuar edhe vendlindjen, në aksione të ndryshme, sikur ai i fundit për të varfërit, me ndërtimin e një shtëpie të një familje shqiptare në Gjilan./Le Canton27.ch