Mërgim Berisha është kthyer shumë shpejt në një emër shumë të njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Ndonëse futbollisti 18 vjeçar luan me ekipin e dytë të Red Bull Salcburg dhe akoma nuk ka pasur mundësinë të shkëlqejë në elitën e futbollit austriak.
Të mërkurën, skuadra e të rinjve të Red Bull Salcburg është ndeshur me Kairat Almati në raundin e dytë kualifikues të këtij aktiviteti dhe Berisha është siguruar që ekipi i tij të priste biletën për në turin tjetër që në ndeshjen e parë. Salcburg fitoi me shifrat 8-1 dhe sulmuesi i ri ishte autor i 5 golave në këtë ndeshje.
Futbollisti nuk ka luajtur ende me asnjë kombëtare, por mendohet që ka marrë ftesa si nga Shqipëria e Kosova, ashtu edhe nga Austria.