Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank Valter Shtajnmaer ka deklaruar se fitorja e Trampit nuk është ajo që shumica e gjermanëve e kanë dëshiruar.
Ai ka vlerësuar se politika e jashtme e SHBA-së, tani më nuk do të jetë e parashikueshme, siç ishte deri tani, ndërsa ka rikujtuar se gjatë fushatës Tramp në më shumë raste ka kritikuar Gjermaninë dhe Evropën.
“Rezultatet nga zgjedhjet nuk duhet të nënvlerësohen, pa dallim se nuk përputhen me dëshirën e shumicës së gjermanëve. Por ne do t’i pranojmë”, tha Shtajnmaer./shenja