Shtetasi i Turqisë dyshohet se ka vjedhur veturën T-Roc, që e mori me qira nga një kompani në Shkup

Një shtetas i Turqisë dyshohet se ka vjedhur një veturë të cilën e kishte marrë me qira nga një kompani “rent a car” në Shkup, përcjell TV21. Nga kompania thonë se personi me iniciale I.A. më 17.10.2024 ka paguar 350 euro për ta marrë me qira për 7 ditë veturën VW T-Roc, mirëpo i njëjti është i paqasshëm tash e disa ditë. Sipas kompanisë, vetura kushton 33.000 €. Nga kompania thonë se rasti tashmë është paraqitur te autoritetet kompetente.

“Kjo nuk është hera e parë që shtetas të huaj bëjnë vjedhje të këtilla në Maqedoni”, thonë nga kompania Momo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu