Shteti ka lidhur kontrata “në katër sy”, shuma arrin 40 milion euro

Në takime në katër sy, pa publikim në shpallje, institucionet shtetërore vitin e kaluar kanë lidhur gjithsej 368 kontrata me vlerë prej 40 milionë euro. Ndonëse numri i marrëveshjeve të lidhura është më i vogël për dallim nga viti 2018, vlera e tyre është më e madhe, tregon raporti i Qendrës për komunikime qytetare. Sipas tyre, brengos fakti se 48 për qind e ndërmarrjeve janë prononcuar se në furnizimet publike ka korrupsion.

Vazhdimi i institucioneve shtetërore që të përdorin çmimin më të ulët si kriter për përzgjedhjen e ofertës më të volitshme, në 97 për qind të tenderëve përdoret çmimi më i ulët, dhe gjithashtu në 94 për qind sërish përdoret ankand elektronik. Ndonëse që të dyja nuk janë të domosdoshme me ligjin e ri për furnizime publike dhe janë përmendur si probleme më të mëdha, mirëpo vallë pse është më së lehti ose në këtë mënyrë më lehtë manipulohen tenderët, sërish përdoren këto të dyja“-tha german fillkov, kryetar i qendrës për komunikime qytetare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu