Një tablo e njohur e shekullit të XIX-të e njohur me emrin “Luftëtari Arnaut” u ble nga shteti serb (Muzeu i Beogradit) në një shtëpi ankandi në Londër, nëntorin e kaluar.
Blerja, e cila shkaktoi edhe kritika për neglizhencën e shtetit shqiptar ndaj artit me tematikë shqiptare, u bë në shtëpinë e ankandeve Sotheby të Londrës në 9 nëntor.
Vepra është pikturë në vaj e artistit Paja Jovanoviç dhe shteti serb e bleu për rreth 300 mijë paund.
Ajo që ka ndodhur më pas me veprën është qesharake dhe skandalozeE shpjegon arkitekti dhe historiani Artan Shkreli:
“Pa rënë në nacionalizëm është padyshim e dëmshme shkencërisht, dhe e shëmtuar si fqinjësi, çka Ministria e Kulturës e Serbisë bëri me pikturën “Luftëtari Arnaut”, blerë në ankandin e famshëm të Londrës për rreth 300.000 paund… Ekspozuar në Beograd pak ditë më parë, është riemërtuar aty si “Odmor bašibozuka / Pushimi i bashibozukut”. – shkruan Shkreli.
Serbët i kanë ndërruar emrin pikturës së famshme vetëm për të mos përmendur emrin shqiptar në të.
Bashi-bazuk janë quajtuar ushtarët e rekrutuar në Serbi dhe Shqipëri gjatë periudhës së Perandorisë Osmane.
Muzeu i Beogradit para se te blinte veprën e artiti tha se vepra të tjera të kulturës serbe do të jenë pjesë e fondit artistik të këtij institucioni.
Presidenti serb deklaroi në një intervistë për mediat se qeveria do të jap një fond prej 30 milionë eurosh për të blerë në ankande vepra që sipas tij janë të trashëgimisë kulturore serbe.