Shtrenjtohen pushimet në Greqi, Spanjë dhe Turqi! Shqipëria një alternativë e mirë

Paketat gjithëpërfshirëse të pushimeve janë rritur në çmim për pikat e nxehta të Mesdheut, duke përfshirë Majorkën dhe Kretën.

Çmimi mesatar i një jave me ushqim të përfshirë në Majorca në Spanjë është rritur me 21%. Çmimet në Tenerife janë rritur më shumë se 22%, treguan shifrat nga TravelSupermarket. Kreta në Greqi është 25% më e shtrenjtë se vitin e kaluar.

Në përgjithësi destinacionet më të njohura, Spanja, Turqia, Greqia, Portugalia dhe Qiproja janë rritur me afro 12%.

TravelSupermarket llogarit mesataren duke përdorur rezultatet e kërkimeve për pushime në destinacionet e dhëna. Ndërsa kjo tregon një prirje të përgjithshme, kostot e sakta, ndryshojnë në varësi të vendndodhjes dhe kohës së rezervimit.

Mesatarja e pesë destinacioneve më të njohura për udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me 11.9% që nga viti i kaluar, por ka ndryshime midis vendeve. Çmimi mesatar i paketës është rritur më shpejt në Spanjë, me gati 15%, por vetëm me 5% në Portugali.

Krahasuar me kohën para pandemisë, çmimi mesatar në pesë destinacionet kryesore është rritur më shumë se 30%, shumë mbi normën e inflacionit të përgjithshëm që nga viti 2019, sipas BBC.

Sandra Ollerton, e cila drejton Preston Travel Centre, në Lancashire thotë se megjithatë kërkesa mbetet e lartë. Por ajo thotë se disa njerëz po shkurtojnë kohëzgjatjen e pushimeve të tyre nga dy në një javë për të kursyer para.

Një truk i zakonshëm, të presësh deri në minutën e fundit për të parë nëse çmimet bien, mund të mos funksionojë këtë vit, sipas Richard Singer, shefi ekzekutiv i TravelSupermarket.

“Nuk ka gjasa që çmimet të bien ndjeshëm për këtë verë sepse pavarësisht çmimeve më të larta, kërkesa është më e madhe se oferta. Çmimet për vitin e ardhshëm janë në të njëjtin nivel me këtë vit”, shton ai.

Ndërkohë Shqipëria mbetet gjithmonë një opsion i mirë për shume turistë. Ndaj jo rastësisht këtë vit po shënon një tjetër bum turistik. Sipas të dhënave të INSTAT vetëm në 4 mujorin e fundit në Shqipëri kanë hyrë 3.64 milion turistë. Arsyeja: Shqipëria ka larmishmëri alternativash dhe është lirë.

Si të kurseni para për pushimet tuaja

-Për të vendosur nëse rezervimi i pushimeve gjithëpërfshirëse do t’ju kursejë para, së pari shikoni kostot lokale për të ngrënë jashtë.

-Nëse mundeni, udhëtoni para pse pasi nisin pushimet shkollore.

-Rezervimi i hershëm mund të ndihmojë, veçanërisht nëse duhet të udhëtoni në kohë piku.

-Kontrolloni nëse mund të merrni një fluturim më të lirë duke udhëtuar në mes të javës.

-Bëni pazarë. Telefononi agjentin e udhëtimit për të parë nëse ata mund të përmirësojnë çmimin që gjetët në internet.

-Zgjidhni destinacionet ku vlera e paundit ose e euros është e fortë. Këtë vit përfshin Turqinë, Bullgarinë dhe Portugalinë

Përtej udhëtimit dhe akomodimit, pushuesit do të duhet gjithashtu të shpenzojnë më shumë para për të lënë makinën e tyre në aeroport. Norma mesatare për një natë u rrit me gati 10% këtë vit, nga 13 £ në maj të vitit të kaluar në më shumë se 14 £.

Kostoja e sigurimit të udhëtimit është rritur gjithashtu me rreth 10%.

Megjithatë, ka një kosto që ka rënë: marrja me qira e makinave. Marrja me qira e një makine këtë gusht është bërë më e përballueshme. Për shembull, norma mesatare ditore për marrjen me qira të një makine në Irlandë ra nga 203 £ në gusht të vitit të kaluar në vetëm 48 £ këtë gusht. Normat në Kroaci, Itali, Spanjë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu kanë rënë me më shumë se 40%.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu