Aktori i njohur Ndriçim Xhepa është shtruar sërish në spital.
Gazeta Shqiptare mëson se Ndriçim Xhepa e ka kaluar me sukses një tjetër ndërhyrje kirurgjikale, në një spital privat në kryeqytet.
Aktori ndodhet në reanimacion. Kjo është e disata herë që aktori i njohur i nënshtrohet operacioneve. Vlen të kujtojmë se në tetor të 2017 ai ka kaluar me sukses një ndërhyrje në mushkri.
Në atë kohë qeveria ka dhënë një fond financiar prej 5 milionë lekë të reja, për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Xhepës në Gjermani./Gazeta Shqiptare/