Shtyhet edhe një seancë ku akuzohet Gruevski

Gjykimi për lëndën “Trajektorja”  nga Gjykata Publike Speciale  është shtyrë për më 18 dhjetor të këtij viti. Të akuzuarit në këtë lëndë – ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski, paradite arritën në Gjykatën Penale.

Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime, me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtimin e akseve rrugore Milladinovc – Shtip – dhe Kërçovë – Ohër i kanë tejkaluar autorizimet e tyre.

Me këtë ata i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror prej me shumë se 1 milion e gjysmë euro, ndërsa kompanisë kontraktuese i kanë mundësuar që të bëhet me pronë.

Gjykata penale më 13 nëntor e pranoi padinë e PSP për këtë rast dhe dha dy data shtesë për gjykim, 18 dhe 26 dhjetor./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu