Shumë shkolla periferike rrezikojnë të mbyllen, nëse realizohet plani që nxënësit të grumbullohen në shkolla qendrore

Kjo është shkolla qendrore “Rexhë Rushit Zajazi” në Zajaz të Kërçovës. Ajo ka 6 shkolla periferike, në disa prej të cilave ka klasa me 5 ose 6 nxënës dhe mësim me paralele të kombinuara.

Disa prej tyre rrezikojnë të mbyllen, nëse realizohet plani i Ministrisë së Arsimit, e cila si zgjidhje për efikasitet më të madh, e sheh grumbullimin e nxënësve nëpër shkolla qendrore.

“Gati në të gjitha shkollat periferike ka klasë që ka 5 nxënës, ka klasë që ka 10 nxënës kemi edhe klasë të kombinuara p.sh. në shkollën periferike Drogomisht të vogël, në Drogomisht të madh, në fshatin Çelikaj dhe në fshatin Kollarë në këto shkolla kemi edhe klasë të kombinuara”, tha Naser Ismaili – drejtor i SH.F.Q “Rexhë Rushit Zajazi”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu