Procesi i anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian mund të zgjasë 15 ose 20 vjet, tha Clement Bon, ministër i Çështjeve Evropiane në Ministrinë e Jashtme franceze, transmeton InfoShqip.
“Duhet të jeni të sinqertë… Nëse themi se Ukraina do të anëtarësohet në BE pas 6 muajsh, një vit ose 2 vitësh, kjo nuk do të ishte e vërtetë. Ndoshta do të duhen 15 ose 20 vjet, është një proces shumë i gjatë. “, tha Bonn të dielën, në radiostacionin Radio J.
Më herët, presidenti francez Emmanuel Macron tha se procesi i anëtarësimit të Ukrainës në BE mund të zgjasë vite apo edhe dekada. Në këtë drejtim, ai bëri thirrje për krijimin e një “bashkësie të re politike evropiane” që mund të pranojë Ukrainën në radhët e saj./InfoShqip.com